ceremonia e ndarjes se cmimeve

Ceremonia e fituesve të Olimpiadës së Matematikës

Matematika nuk është thjesht numra, por një rrugëtim drejt zhvillimit të mendimit logjik dhe krijues që nis që në bankat e fillores!

Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” u zhvillua ceremonia e veçantë e ndarjes së çmimeve për fituesit e Olimpiadës së Matematikës për klasat e katërta. Nën udhëheqjen dhe përkushtimin e mësueses së palodhur, Luiza Kaja, nxënësit tanë treguan rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar talentin dhe pasionin e tyre për këtë shkencë të bukur.

Përgëzojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit e vegjël për këtë arritje të rëndësishme! Një falënderim i veçantë shkon për mësuese Luizën dhe prindërit, që mbështesin dhe udhëheqin këta gjeni të vegjël drejt sukseseve të njëpasnjëshme.

Urime dhe suksese në sfidat e radhës!

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *