konkurs per bursa

Njoftim: Konkurs për Bursa (Viti Shkollor 2026-2027)

Njoftim

Konkurs për bursa
Për nxënësit që janë në klasë të 9-të dhe do të fillojnë klasën e 10-të në vitin shkollor 2026-2027.
Konkursi do të zhvillohet në mjediset e Gjimnazit Jopublik “Rilindja”, me datë 28 Mars 2026, ora 9:00.

(Shënim: Nxënësit do të testohen vetëm në lëndën e matematikës)

Pjesëmarrësit të kenë me vete dokument identifikimi.
Të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen me mesazh ose në Whatsapp në numrat:
Cel: 0694260699
Cel: 0682357196

Adresa: Lagjja 17, Rruga “Adria”, pranë Qendrës Tregtare “Galaktik”, Durrës

WhatsApp Image 2026-03-19 at 7.52.10 AM

Triumf në Festivalin e Shkencës: Projekti “JEHONË” i Gjimnazit “Rilindja” fiton Çmimin e Parë!

Urime të përzemërta 14 ekipeve pjesëmarrëse në finalen e Festivalit të Shkencës, faza e dytë.

Në këtë kompeticion u paraqitën gjithsej 42 projekte, ku shkolla jonë konkurroi me tri projekte krijuese dhe mbresëlënëse nga fusha të ndryshme.

Një mirënjohje e veçantë shkon për fituesin e çmimit të parë, Ardian Ismaili. Bashkë me grupin e tij mbështetës, nxënës të gjimnazit tonë “Rilindja”, ata shkëlqyen me projektin e titulluar “Jehonë”.

Ky vlerësim vjen si rezultat i kreativitetit dhe realizimit të shkëlqyer të projektit. Kjo është një fitore e merituar që na bën të gjithëve krenarë.

Jemi krenarë për suksesin tuaj.

takim me gazetaren

Etika në Komunikim: Gazetarja Kozeta Kurti bashkëbisedon me nxënësit e “Rilindjes”

Në ditët e sotme, etika në komunikim përbën një sfidë për familjen, shkollën, punen dhe mbarë komunitetin. Në kuadër të punës për zhvillimin dhe edukimin e shëndetshëm të nxënësve, Qeveria e nxënësve pranë shkollës “Rilindja”, organizoi një takim me gazetaren e njohur KOZETA KURTI. Ky takim kaloi përmes një bisede të ngrohtë e shumë miqësore, ku gazetarja e mirënjohur ndau me nxënësit përvojën personale, ide dhe mendime lidhur me komunikimin, etikën, të qënit i vertetë, vlerat që e bëjnë të riun e sotëm një qytetar të denjë të së ardhmes. Nxënësit drejtuan pyetje e njëkohësisht shkëmbyen ide e mendime të vlefshme lidhur me temën.
Ky takim hapi siparin e një sërë takimesh të tjera që do të zhvillohen me personalitete të njohura nga fusha të ndryshme.