takim me gazetaren

Etika në Komunikim: Gazetarja Kozeta Kurti bashkëbisedon me nxënësit e “Rilindjes”

Në ditët e sotme, etika në komunikim përbën një sfidë për familjen, shkollën, punen dhe mbarë komunitetin. Në kuadër të punës për zhvillimin dhe edukimin e shëndetshëm të nxënësve, Qeveria e nxënësve pranë shkollës “Rilindja”, organizoi një takim me gazetaren e njohur KOZETA KURTI. Ky takim kaloi përmes një bisede të ngrohtë e shumë miqësore, ku gazetarja e mirënjohur ndau me nxënësit përvojën personale, ide dhe mendime lidhur me komunikimin, etikën, të qënit i vertetë, vlerat që e bëjnë të riun e sotëm një qytetar të denjë të së ardhmes. Nxënësit drejtuan pyetje e njëkohësisht shkëmbyen ide e mendime të vlefshme lidhur me temën.
Ky takim hapi siparin e një sërë takimesh të tjera që do të zhvillohen me personalitete të njohura nga fusha të ndryshme.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *