d7a8baa7-c79b-4970-902f-3b2ee28db0df

Festive në Shkollën 9-Vjeçare “Rilindja” për Festat e Nëntorit

Në një atmosferë plot emocion dhe krenari, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” organizuan një sërë aktivitetesh për të festuar ngjarjet e lavdishme të Nëntorit. Përmes këngëve patriotike, recitimeve të fuqishme dhe ekspozitave artistike, shkolla u kthye në një qendër kremtimi, duke përcjellë vlerat e lirisë dhe atdhedashurisë te brezi i ri. Momente të paharrueshme, si këndimi i himnit kombëtar dhe vallja tradicionale, sollën gëzim dhe bashkim në këtë përvjetor historic.

Klasa e 2a me mesuese Një Nimete Cani

Klasa 2b me mesuese Adriana Tafa

Klasa 3b mesuese Aferdita Myshketa

WhatsApp Image 2021-04-22 at 3.11.05 PM

26 shtatori,Dita Europiane e gjuheve te huaja

Kjo dite eshte bere tradite ne gjimnazin jopublik “Rilindja”. Ishte befasues interpretimi i nxenesve tane, sepse diversiteti i gjuheve ishte shume i gjere. Nxenesit e kl te 10 – ta dhe 11-ta interpretuan jo vetem ne Anglisht dhe Shqip ,por edhe ne Gjermanisht , Italisht, Frengjisht , Turqisht dhe Polonisht. Ishin te larmishme esete, dialogjet , poezite dhe prezantimet e vendit tone ne gjuhe te ndryshme. Pa diskutim ne qender te kesaj dite ishte Gjuha Shqipe, ajo qe na perfaqeson , ajo qe na ka dhene emrin Shqiptar!

GJIMNAZI RILINDJA

Gjimnazi Rilindja

Shkolla Rilindja hapi dyert në vitin 2004, si shkollë e mesme apo gjimnaz ne Durres, nga dëshira e një grupi arsimtarësh me eksperiencë shumëvjeçare e të njohur në qytetin e Durrësit, për të ofruar një alternativë më të plotë arsimore.

Tashmë është një shkollë e madhe me një kapacitet prej mbi 400 nxënësish. Shkolla ofron ambiente të shkëlqyera siç janë laboratorët e mirëpajisur, kabinetet e punës së dorës, palestra, sallë konferencash me teknologji të lartë, një bibliotekë e pasur, vakte me kalori të balancuara (mëngjesi dhe dreka) si dhe mundësi për studim pas mësimit. Veç të mësuarit, si rrjedhojë e mjedisit të pasur nga ana materiale dhe sociale, nxënësit tanë përfshihen në shumë veprimtari të tjera kulturore dhe sociale. 

Në shkollën e mesme aktualisht studiojnë rreth 400 nxënës , si dhe janë diplomuar 16 breza maturantësh që nga viti 2004, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve kanë studiuar në universitete të ndryshme jashtë vendit.

REGJISTRIM

Hapen regjistrimet

Shkolla Jopublike Rilindja ne Durres hap regjistrimet per te gjithe te interesuarit.

Regjistrimet hapen per shkollen 9 vjecare dhe te mesme.

shkolla-e-mesme

Shkolla JoPublike Rilindja

Shkolla Jopublike Rilindja Durrës. Fillimet tona ishin modeste, me një godinë të vogël e 164 nxënës. Puna e ndërsjellë, rigoroze e stafit pedagogjik dhe e nxënësve kanë arritur ta rëndisin këtë shkollë ndër më të mirat në qytetin e Durrësit e më gjerë në Republikë.

Sfida e sotme në gjimnaz nuk është vetëm përfitimi i njohurive të reja, por vënia e tyre në funksion të formimit të personalitetit të nxënësit, me synimin qe t’i sigurojnë atij zhvillimin maksimal etik, intelektual, fizik dhe social. Ne synojmë që nxënësi të jetë i zoti për të nxënit gjatë gjithë jetës, të mendojë në mënyrë kritike, krijuese dhe eksploruese, t’i përshtatet ndryshimeve e të ketë vetëbesim.

Vizioni Ynë

-Përdorimi i metodave bashkëkohore në mësimdhenie.

-Ndërgjegjësimi kulturor si një hap i duhur i formimit qytetar europian.

-Zhvillimi i kapaciteteve  intelektuale, krijuese e shpirtërore, duke u integruar në komunitet si qytetarë të denjë , të suksesshëm , në harmoni dhe në paqe më vlerat europiane.

Misioni Ynë

Të edukojë nxënësit me frymën për të arritur potencialin e tyre të plotë, në një ambient shkollor, që i bën ata të ndihen, jo vetëm të vlerësuar dhe të kujdesur, por njëherazi i inkurajon ata me ndjenjën e suksesit dhe përgjegjësinë personale. Misioni jonë është të garantoj bashkëpunimin efikas ndërmjet mësuesve, nxënësve dhe prindërve, por dhe krijimin e planit strategjik për të ardhmen.