Shkolla e Mesme Jopublike Rilindja!

Një fëmijë, një mësues, një libër, një laps mund të ndryshojnë botën.

Nga ceremonia e organizuar nga Ministria e Arsimit për nxënësit fitues në olimpiadat Kombëtare. (Viti 2021-2022)




Orë mësimi Qytetarie me policinë rrugore në klasën e 10-të.

Reportazh 2022

Të rinjtë janë sot konsumatorë të informacionit, veçanërisht atij online dhe për të patur një mendim më kritik për morinë e lajmeve, fotove dhe videove me të cilat përditë përballen në rrjet, Faktoje ka nisur serinë e trajnimeve me 300 të rinj nga Korça, Kurbini, Vlora, Librazhdi, Kamza, Peshkopia, Durrësi dhe Shkodra.

Në bashkëpunim me IREX, Faktoje po zbaton projektin “Youth Reporting Albania Program” me fokus metodologjinë e verifikimit të fakteve.

Mes 30 nxënësve të disa prej gjimnazeve të qytetit të Durrësit dhe studentë të UAMD, ishin sot pjesë e trajnimit edhe nxënëset e shkollës së mesme jo publike Rilindja. Faktoje e mbajti këtë trajnim pranë Qendrës së Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC),  në kuadër të projektit “Youth Reporting Albania Program”.

Ekipi i Faktoje paraqiti para të rinjve shembuj konkretë nga puna e përditshme në verifikimin e fakteve dhe sa rëndësi ka ky proces në përcjelljen e një informacioni të saktë, të plotë dhe të paanshëm

Nxënësit e shkollës "Rilindja" në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, kanë mbledhur ndihma për fëmijët në nevojë.

 

 

TRADITA VAZHDON!

Në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë organizuar në shkallë vendi, 6 nxënës ekselentë e renditën shkollën “RILINDJA”, nder shkollat më të mira të Shqipërisë dhe në vend të parë në Durrës!

nxenes-ne-bashkepunim

Shkolla e Mesme

Shkolla Rilindja hapi dyert në vitin 2004, si shkollë e mesme , nga dëshira e një grupi arsimtarësh me eksperiencë shumëvjeçare e të njohur në qytetin e Durrësit, për të ofruar një alternativë më të plotë arsimore.

Tashmë është një shkollë e madhe me një kapacitet prej mbi 400 nxënësish. Shkolla ofron ambiente të shkëlqyera siç janë laboratorët e mirëpajisur, kabinetet e punës së dorës, palestra, sallë konferencash me teknologji të lartë, një bibliotekë e pasur, vakte me kalori të balancuara (mëngjesi dhe dreka) si dhe mundësi për studim pas mësimit. Veç të mësuarit, si rrjedhojë e mjedisit të pasur nga ana materiale dhe sociale, nxënësit tanë përfshihen në shumë veprimtari të tjera kulturore dhe sociale. 

Në shkollën e mesme aktualisht studiojnë rreth 400 nxënës , si dhe janë diplomuar 16 breza maturantësh që nga viti 2004, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve kanë studiuar në universitete të ndryshme jashtë vëndit.

nxenes-me-maske

Online courses

Leksionet dhe materialet mësimore

mesim-me-broshura

Workshops

Disa nga Workshop-et që kemi Zhvilluar.

mesim-me-maska

consultation

Shkolla ofron konsultime mbi karrieren dhe lëndët mesimore.

Shkolla e Mesme Jopublike Rilindja

Shkolla e Mesme Jopublike Rilindja është pjesëmarrëse e përhershme në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara ndërvite. Ne jemi siguruar që të përfaqësohemi denjësisht duke krijuar dhe aftësuar nxënës shumë të aftë dhe të suksesshëm. Këtë mund ta provojmë lehtësisht dhe me krenari duke ju drejtuar tek dëshmitë tona të suksesit. Këtu pasqyrohet më se miri puna e palodhur e stafit dhe e studentëve tonë.

Aftësitë, deshira, imagjinata, mendimi kritik dhe i gjithë botëkuptimi i fëmijës tuaj kalitet në shkollën tonë.

Jepuni fëmijëve tuaj më të mirën, sillini tek ne, Rilindja…

Aktivitetet Tona

Ndiqni aktivitetet tona më të fundit!

Abonohuni gjithashtu në kanalin tonë të Youtube për të parë gjithë aktivitetet.

Studentja jone Anxhela Kuçi, pjesemarrese ne festivalin Mema Festival.

studente-ekselente

Regjistrohu Tani