shkolla-jopublike-rilindja
stafi-pedagogjik

Ja përse duhet të vini te Shkolla Jopublike "RILINDJA".

Shkolla Jopublike Rilindja është themeluar në vitin 2004, si alternativë e re në fushën e edukimit, nga gjashtë mësuese me një përvojë të gjatë e të lavdëruar në mësimdhënie.Ne kemi rreth nesh staf pedagogjik të kualifikuar të cilët zhvillojnë metoda mësimdhënie bashkohore. 
 
 
  • Staf të Përzgjedhur
  • Përkushtim, disiplinë shkencore
  • Konsultime të programuara
  • Ambjente komode mësimi
  • Klasa me numër të kufizuar nxënësish
  • Programe të avancuara
  • Pjesmarrje aktive në veprimtari të ndryshme

Kush Jemi Ne

Shkolla Jopublike Rilindja Durrës. Fillimet tona ishin modeste, me një godinë të vogël e 164 nxënës. Puna e ndërsjellë, rigoroze e stafit pedagogjik dhe e nxënësve kanë arritur ta rëndisin këtë shkollë ndër më të mirat në qytetin e Durrësit e më gjerë në Republikë.
Sfida e sotme në gjimnaz nuk është vetëm përfitimi i njohurive të reja, por vënia e tyre në funksion të formimit të personalitetit të nxënësit, me synimin qe t’i sigurojnë atij zhvillimin maksimal etik, intelektual, fizik dhe social. Ne synojmë që nxënësi të jetë i zoti për të nxënit gjatë gjithë jetës, të mendojë në mënyrë kritike, krijuese dhe eksploruese, t’i përshtatet ndryshimeve e të ketë vetëbesim.
 

Vizioni Ynë

Përdorimi i metodave bashkëkohore  në mësimdhenie

Ndërgjegjësimi kulturor si një hap  i duhur i formimit  qytetar europian

Zhvillimi i kapaciteteve  intelektuale, krijuese e shpirtërore, duke u integruar në komunitet si qytetarë të denjë , të suksesshëm , në harmoni dhe në paqe më vlerat europiane.

Misioni Ynë

Të edukojë nxënësit me frymën për të arritur potencialin e tyre të plotë, në një ambient shkollor, që i bën ata të ndihen, jo vetëm të vlerësuar dhe të kujdesur, por njëherazi i inkurajon ata me ndjenjën e suksesit dhe përgjegjësinë personale .Misioni jonë është të garantoj bashkëpunimin efikas ndërmjet mësuesve, nxënësve dhe prindërve, por dhe krijimin e planit strategjik për të ardhmen.

Aktivitetet e Shkolles Jopublike Rilindja

studente-kengetare

Argëtime

aktivitet-artistik

Çmime

aktivitet-me-mirush-kabashin

Evente

prezantuese

Aktivitete