shkolla-e-mesme

Shkolla JoPublike Rilindja

Shkolla Jopublike Rilindja Durrës. Fillimet tona ishin modeste, me një godinë të vogël e 164 nxënës. Puna e ndërsjellë, rigoroze e stafit pedagogjik dhe e nxënësve kanë arritur ta rëndisin këtë shkollë ndër më të mirat në qytetin e Durrësit e më gjerë në Republikë.

Sfida e sotme në gjimnaz nuk është vetëm përfitimi i njohurive të reja, por vënia e tyre në funksion të formimit të personalitetit të nxënësit, me synimin qe t’i sigurojnë atij zhvillimin maksimal etik, intelektual, fizik dhe social. Ne synojmë që nxënësi të jetë i zoti për të nxënit gjatë gjithë jetës, të mendojë në mënyrë kritike, krijuese dhe eksploruese, t’i përshtatet ndryshimeve e të ketë vetëbesim.

Vizioni Ynë

-Përdorimi i metodave bashkëkohore në mësimdhenie.

-Ndërgjegjësimi kulturor si një hap i duhur i formimit qytetar europian.

-Zhvillimi i kapaciteteve  intelektuale, krijuese e shpirtërore, duke u integruar në komunitet si qytetarë të denjë , të suksesshëm , në harmoni dhe në paqe më vlerat europiane.

Misioni Ynë

Të edukojë nxënësit me frymën për të arritur potencialin e tyre të plotë, në një ambient shkollor, që i bën ata të ndihen, jo vetëm të vlerësuar dhe të kujdesur, por njëherazi i inkurajon ata me ndjenjën e suksesit dhe përgjegjësinë personale. Misioni jonë është të garantoj bashkëpunimin efikas ndërmjet mësuesve, nxënësve dhe prindërve, por dhe krijimin e planit strategjik për të ardhmen.